RTV Ora - Protestat në qytete, Rama: Çeta me 50 veta, që shfaqen nëpër kthesa rrugësh

  • 5 years ago
#rtvora

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Përmetit, në kuadër të fushtës elektorale të 30 qershorit.

Teksa theskoi se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, Rama nuk la pa i kushtuar rëndësi edhe protestave të opozitës, organizuar nëpër qytetet ku ai shkon dhe bën mitingje.

Rama tha se bashkitë ku udhëheq e djathta janë kthyer në çeta me 50 veta, që shfaqen nëpër kthesa rrugësh .

Rama: Mjafton të shikosh bashkitë e drejtuara prej nesh në këto 4 vite dhe bashkitë e drejtuara prej atyre, që tani janë katandisur në çeta me 50 veta, që shfaqen nëpër kthesa rrugësh që nuk dinë as ku kanë kokën dhe as ku i çojnë këmbët.

Mjafton të shikoni bashkitë e drejtuara prej nesh, Vlorën si ishte 4 vite më parë dhe si është sot dhe Shkodrën që prej 30 vitesh drejtohet prej tyre. Mëgjisthse është një nga pikat më të rëndësishme të shqiptarisë është një nga zonat më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve dhe ka mbetur shumë mbrapa.

Mjafton të shikoni me radhë të gjitha bashkitë e drejtuara prej nesh dhe ato të drejtuara pej tyre. Këtu në Përmet ne kemi patur të gjithë vullnetin për të mbështetur çdo projekt të kryetarit dhe është një nga ato raste të pakta kur sidoqoftë e kemi gjetur gjuhën e bashkpunimit dhe ja kemi dalë që vizionin tonë ta jetësojmë, të papenguar dhe të pabllokuar, por të jeni të sigurtë që me Almën në Bashki do të bëjmë shumë më tepër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protestat-ne-qytete-rama-ceta-me-50-veta-qe-shfaqen-neper-kthesa-rrugesh
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended