Lame në Ora News: Praktikisht ALUIZNI po jeton ditët e veta të fundit

  • 5 years ago
#oranews #intervista #artanlame

Procesi i legalizimeve është një nga betejat e fituara të kësaj qeverie, thotë kreu i ALUZNI-t Artan Lame.

Lame: Me arritjen e shifrës 170 mijë legalizime nuk vëmë më në diskutim faktion se ky proces ishte një nga betejat e fituata të kësaj qeverisje. Praktikisht ALUIZNI po jeton ditët e veta të fundit.

I ftuar në Ora News, Lame sqaroi edhe shqetësimin e ngritur prej tij për mos hipotekimin e institucuioneve shtetërore.

Lame: Regjistrimi i pronës shtet është freni i fundit për të ndaluar plaçkitjen, zhdukjen dhe tretjen e pronës shtet i asaj që ka mbetur. Pronat nuk janë regjistruar për dy arsye. E para, është e vetmja mënyrë për ta plaçkitur sa të jetë e mundur dhe dyta neglizhencë.Nëse shumë prona shtet sot dalin me pronarë që bien nga qielli do të ishin regjistruar dhe vertifikuar asnjë institucion tjetër nuk do të lozte me to si prona pa zot.ALUIZNI ka 20 Drejtori rajonale nga të cilat vetëm dy janë të vetat me certifikatë, të gjitha të tjera me qira. Shteti pasi ç'bëri të gjithë pronat e veta, tani nuk ka ku të fusë as zyrat e veta.

Lame foli edhe për banoërt e Astirit, rezistenca e të cilëve vijon prej gati 100 ditësh kundër shembjes së banesave të tyre.

Lame: Aty ishin 140 objekte në proces legalizimi nga të cilat vetëm 30 ishin të legalizuara. Shumica e tyre në mënyrë të dyshimtë. 20 e ca objekte ishin legalizuar në qershor, korrik, gusht të 2013, e fundit farë në 9 shtator të 2013.Është një grup i cili pati këto problematika. Edhe sikur ta shpronësojnë shtëpinë se këtu kalon rruga është një stres i madh, jo më kur pasi ke hedhur para do të duhet të ikësh pa marrë dëmshpërblim sepse objekti është i paligjshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lame-ne-ora-news-praktikisht-aluizni-po-jeton-ditet-e-veta-te-fundit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz