Ora News – Ambasadorët ecejake në kryeministri dhe Kryesi. Meta mbledh partitë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dështimi i negociatorëve Mcallsiter dhe Fleckenstein me politikën shqiptare, nuk e ka dekurajuar trojkën e Ambasadorëve në Tiranë, për të vijuar përpjekjen për zgjidhjen e krizës politike. Ambasadori amerikan Donald Lu, Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin dhe ai i OSBE-së, Bernd Borchardt janë anagazhuar në takime me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, ku është diskutuar eksplorimi i mundësive të reja për zgjidhjen e krizës poltike.
Negociatorët europianë ikën të zhgënjyer nga mosarritja e konsensusit dhe zgjidhjes së krizës politike.
Por largimi i tyre u pasua me disa takime dinamike të faktorit ndërkombëtar me krerët e politikës shqiptare, por pa asnjë rezultat apo informacion konkret se çfarë po ndodh.
Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën e punës me një vizitë në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Takimi i të mërkurave në mëngjes tashmë është rutine për dy bashkëkryetarët e mazhorancës, por në kushtet kur negociatatat dështuan dhe vendi është në prag të një krize të thellë institucionale, takimi merr tjetër rëndësi.
Pasi la zyrën e Ilir Metës, kryeministri Rama, priti në selinë e qeverisë Ambasadorin amerikan Donald Lu, i angazhuar prej ditësh për të lehetësuar ndarjen mes palëve në përpjekje për ti ulur në konsensus.
Ndërsa, Rama kishte në zyrë Ambasadorin Lu, shefja e delegacionit të Bashkimit Europian Romana Vlahutin, zhvillonte një takim me Ambasadorët e vendeve te BE-së të akredituar në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-deshtimit-te-negociatave-me-pd-rama-90-minuta-ne-zyren-e-metes/

Recommended