Report TV - Ndotja e lumenjve, nivelet më të larta rreth Tiranës e Gjanicës

  • 7 years ago
Pjesa dërrmuese e ujërave të lumenjve në vendin tonë rezultojnë me nivel të lartë ndotjeje, ndërkohë që më problematike gjendja paraqitet në Lumin e Ishmit.

Zbardhen analizat, Vjosa e Mati me cilësi të mirë

Report TV ka zbardhur rezultatet e matjeve të kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në 34 stacione. Agjencia ka etiketuar me ngjyrën blu stacionet me cilësi të lartë ujërash, me të gjelbër stacionet me cilësi të mirë, me të verdhë cilësinë e moderuar, me portokalli cilësinë e varfër dhe me të kuqe ujërat me cilësi të keqe.