Report TV - Tensione tek Gjykata e Tiranës, policë civilë ndalojnë 2 banorë të 'Astirit'

  • 5 years ago
TIRANË- Paraditen e sotme janë shënuar momente tensioni në Gjykatën e Tiranës. Banorët e Astirit janë përplasur me efektivët e policisë.

Ata kërkojnë lirimin e Edi dhe Maliq Feratit të cilët pak ditë më parë u arrestuan nga policia pasi qëlluan me gurë në drejtim të policisë dhe ambulancës e cila po kalonte në zonën e Astirit.

Gazetari i Report tv Arsen Rusta raporton se të ndaluar janë Skënder Dosa dhe Gëzim Billa.

Recommended