Report TV - Institucionet nuk shqetësohen nga plehrat! Ping-pong kush do të pastrojë lumin e Tiranës
  • 4 years ago
Situata në basenin dhe sipërfaqen përreth lumit Tirana ku kamera e Report Tv një ditë më parë solli se si mbetjet i kishin zënë frymën natyrës, mbetet e njëjtë. I vetmi ndryshim është se delet sot kishin ndryshuar vendqëndrim por institucionet shtetërore as kanë denjuar të rinisin punën për të penguar përfundimin e mbetjeve në detin Adriatik. Ky lum bashkohet me Ishmin duke u derdhur në brigjet e Kepit të Rodonit e cilësuar si perla e natyrës por prej vitesh me ndotje të lartë.

ReportTv u interesua pranë ministrisë së Mjedisit e cila tha se duhet të kërkonim informacion pranë agjencisë së mjedisit tek specialisti Edison Konomi. Por kontakti i tij i telefonit del i fikur dhe s'u bë e mundur një kontakt me të as nga zyra e ministrisë së Mjedisit. Report Tv u interesua edhe pranë IKMT ku përfaqësues të këtij institucioni thanë se ata janë vetëm për të konstatuar e penalizuar shkelësit apo ndotësit me gjobë dhe procedime penale, por jo për pastrimin e territoreve. E sipas tyre pastrimi ishte kompetencë e pushtetit vendor.
Recommended