Ora News – Koncensioni i laboratorëve, fitues konsorciumi Shqipëri-Francë-Holandë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vjeshtën e këtij vitit, pritet që koncesionarët e shpallur fitues për shërbimin e laboratorëve të nisin nga puna. Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues konsorcimumin e përbërë nga kompani shqiptaro-franceze dhe holandeze me ekspereincë më shumë se 10 vjeçare në këtë sektor. Vlera e kontratës me koncesionarët arrin në shifrën deri në 100 mln dollarë dhe ky Partneritet Publik Privat do të zgjasë 10 vite.
Duke nisur nga vjeshta e këtij viti, të gjithë laboratorët shtetërorë do të kalojnë në partneritet publik privat.
Sipas kontratës të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kohëzgjatja e koncesionit është në një afat prej 10 vitesh.
Në fund, investimi i kryer nga privatët do të mbetet pronë e institucioneve publike shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije që vlera e këtij Partneriteti Publik Privat është deri në 100 mln dollarë dhe fitues të këtij shërbimi janë shpalluar 3 kompani: Labopharma, Exalab dhe AB Laboratory Solutions.
?Labopharma? që ka 41.7% të aksioneve, është një kompani laboratorike me një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare e cila operon në të gjithë botën dhe është vendosur prej disa vitesh në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/koncensioni-i-laboratoreve-fitues-konsorciumi-shqiperi-france-holande/

Recommended