Ora News – Asgjësimi i kanabisit, Xhafaj-Llallës: Konkretizo shkeljet dhe përgjegjësit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm në lidhje me mos përfshirjen e prokurorit në asgjësimin e lëndëve narkotike, duke theksuar se shkeljet e pretenduara nga kryeprokurori Adriatik Llalla publikisht, kalojnë cakun dhe përgjegjësinë administrative.
Ministri i kërkon kryeprokurorit që të evidentojë shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit.
Xhafaj: Mirëpres nga ana juaj të evidentoni shkeljet konkrete dhe personat përgjegjës në radhët e Policisë së Shtetit. Duke njohur përgjegjësitë për institucionin që unë drejtoj jam i gatshëm të ndëshkoj çdo shkelje të ligjit në radhët e tij. Jam i sigurt, referuar shqetësimit publik që Ju ngritët, se të njëjtën gjë do të bëni edhe Ju edhe për drejtuesit e prokurorive përkatëse që kanë lejuar situata të tilla paligjshmërie.
Në Letër, Xhafaj thekson se ?roli Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe ai i Prokurorit, jo vetëm që lidhen organikisht mes tyre, por ndërvaren plotësisht me natyrshëm, përcaktim të autoritetit superior, atij të Prokurorit?.
Xhafaj: Në këtë aspekt, edhe procedura e asgjësimit të lëndëve narkotike me djegie është po kaq e qartë, ku prezenca e Prokurorit është e domosdoshme, dokumentimi i saj i përhershëm e me nënshkrim të të gjithë pjesëmarrësve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/asgjesimi-i-kanabisit-xhafaj-llalles-konkretizo-shkeljet-dhe-pergjegjesit/