Ora News – Rrugë me kalldrëm, Bashkia Tiranë nis ndërtimin e rrugës “Faik Konica”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia Tiranë ka nisur ndërtimin e plotë të rrugës ?Faik Konica?. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se do të përdoret një koncept i ri në infrastrukturë ku asfalti do të zëvendësohet nga kalldrëmi. Veliaj siguroi se Bashkia do të jetë e pranishme me investime në çdo lagje e rrugë të kryeqytetit.
Në ndërtimin e rrugëve të reja të kryeqytetit Bashkia Tiranë do të përdorë një koncept të ri në infrastrukturë.
Në vend të asfaltit do të përdoret kalldrëmi. Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e rrugës ?Faik Konica?, kryetari Erion Veliaj tha se përdorimi i kalldrëmit do të ul shpejtësinë e automjeteve.
Veliaj: ?Edhe shtresa nuk do të jetë asfalt, por do të jetë me pllaka, në formë kalldrëmesh, për të ecur ngadalë dhe për të respektuar faktin që kjo është një zonë rezidenciale. Besoj se do të kemi një koncept të ri të dizenjimit urban të lagjeve dhe kuartallave, ku do të kalojmë nga rrugët me asfalt, në rrugë me kalldrëm, edhe për të sinjalizuar një ulje të shpejtësisë, në respekt te banoreve dhe përdoruesve të biçikletave?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-nis-ndertimin-e-plote-te-rruges-faik-konica/

Recommended