Report TV - Skema/10.2 ton kanabis në Itali, kamioni s'kaloi në skaner

  • 7 years ago
Lejuan trafikun e 10.2 ton kanabis drejt Italisë mbetën në burg 19 doganierët dhe efektivët e policisë së Qafë Thanës, Tiranës e Durrësit.

Masa e arrestit me burg ju është komunikuar të dyshuarve për trafik narkotikësh në bashkëpunim në gjykatën e krimeve të rënda.

Maliq Kadilli ka sqaruar para gjykatës se kamioni i drejtuar nga maqedonasi Zoran Stanojoski ishte paraqitur në Qafë Thanë me ngarkesë material ndërtimi dhe sipas faturave tatimore Kadilli ka përpiluar më pas deklaratën doganore.

Ai ka mohuar përfshirjen në këtë trafik duke sqaruar se kontrolli fizik i mjeteve bëhet nga dogana dhe policia dhe jo nga agjentët që kanë për detyrë të përpilojnë deklaratën sipas faturave.

Por paçka këtij pretendimi për Maliq Kadillin u la në fuqi arresti me burg.

Kamioni ndryshoi itinerarin nga Hani Hotit në Durrës
Prokuroria në hetimet e saj sqaron se Kadilli është përfshirë në ndryshimin itinerarit të kamionit i cili nga Hani i Hotit përfundoi në Durrës.

?Përpilimi i praktikës doganore për këtë automjet është bërë nga agjenti doganor Maliq Kadilli me datë 05.02.2017.

Sipas praktikës doganore dokumentacioni i automjetit është bërë me destinacion dalje për tek dogana e Hanit të Hotit në Shkodër.

Recommended