Ora News - Malaj: ‘Ky vend nuk bëhet’ sunduese, kriza politike pasoja te kapitali human

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rektori i Universitetit Luarasi Arben Malaj thotë në Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe se impakti i krizës politike ndikon direkt tek largimi i kapitalit human të vendit tonë që janë njerëzit e specializuar. Sipas tij, Shqipëria e ka këtë pikë tejet të ndjeshme dhe efektet janë afatgjatë.
Malaj: Impakti i mjedisit politik në ekonomi vjen tek kapitali human, gjë që Shqipëria e ka më të dobët. Duket qenë se situata tensionohet herë pas here, nuk fluksi i krahut të punës, problemi më i madh është që Shqipëria edhe tani ka vështirësi për të thithur dhe për të mbajtur talentet. Jetojmë në një kohë ku konkurrenca nuk është tek krahu u punës. Jetojmë në një kohë kur pjesa e mençur shikojnë pak mundësi. Shprehja ?ky vend nuk bëhet? mbetet sunduese.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/malaj-ky-vend-nuk-behet-sunduese-kriza-politike-pasoja-te-kapitali-human/

Recommended