Ora News – Idrizi në Tonight Ilva Tare : Sot takim me Ramën vendosim për koalicionin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse do të ishte kryeministër, Shpëtim Idrizi nuk do të rreshte së ofruari opozitës garanci shtesë për t?i garantuar pjesëmarrjen në zgjedhje, deri më 3 maj, kur është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve .
I ftuar në Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 17 prillit, kryetari i PDIU tha se nuk do të thoshte asnjëherë që në zgjedhje do të hynte edhe vetëm.
Shpëtim Idrizi: Padyshim edhe po të isha kryeministër i vendit nuk do të reshtja, deri më 3 maj që është afati i fundit duke thënë që jam gati të afroj çdo gjë për opozitën por duke dhënë një ofertë konkretë, siç jemi munduar ne ta ngacmojmë ambientin publik shqiptar. Nuk do të thoja asnjëherë që do të hyj i vetëm në zgjedhje. Nëse do të kisha vërtet një opozitë që nuk kërkon garanci por kërkon prishje të rendit kushtetues do të dilja para shqiptarëve e do thoja: Bëra gjithçka që kjo opozitë të futet në zgjedhje do hyj në zgjedhje jashtë vullnetit tim për të respektuar Kushtetutën.

Ilva Tare: Do regjistroheni me PS-në në koalicion?
Shpetim Idrizi: Deri më sot nuk ka pasur ndonjë diskutim me PS-në për modalitetet. Unë sot (17 prill) kam pasur mbledhje kryesie. Ne kemi bërë gati të gjitha pikat të cilat do dëshironim ti shtronim në tryezë për të bërë koalicionin e mundshëm. Nesër kam takim me kryeministrin dhe më pas do vendosim.
Për analistin Ilir Kulla, opozita duhet të përgatitet më mirë në raport me ndërkombëtarët për t?i shprehur shqetësimet e veta, pasi deri tani ka patur vetëm akuza në media dhe jo fakte konkrete për ato që thotë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-ne-tonight-ilva-tare-sot-takim-me-ramen-vendosim-per-koalicionin/

Recommended