Ora News – Në një vit, 280 pacientë trajtohen nga sëmundja e hemofilisë në QSUT

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në një vit, rreth 280 persona shtrohen në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza të prekur nga hemofilia. Kjo sëmundje vjen si pasojë e mpikjes së gjakut dhe shenjat e para të hemoragjisë shfaqen që në fëmijëri. Është një sëmundje e trashëgueshme dhe sipas mjekëve trajtimi përgjatë jetës është i nevojshëm në të kundër pasojat janë fatale.
Hemofilia është një çrregullim i koagulimit ose e mpikjes së gjakut, manifestuar me hemoragji në organizëm.
Hemofilia është një sëmundje e trashëgueshme dhe shfaqet që në fëmijëri.
Të dhënat në QSUT tregojnë se në vitin 2016, 280 pacientë u trajtuan në këtë spital, ndërsa nga muaji nëntor i 2016-deri në prill, QSUT-së i janë dretjuar 143 pacientë.
Mjekja, Adela Perolla, shpjegon simptomat e shfaqjes së këtij çrregullimi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ne-nje-vit-280-paciente-trajtohen-nga-semundja-e-hemofilise-ne-qsut/

Recommended