Një 24 vjeçare dhe 7 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Kovid 19

  • 4 years ago
Sot është regjistruar viktima më e re në moshë nga virusi korona në vendin tonë. Bëhet fjalë për 24 vjeçaren nga Tetova ,e cila ndodhej për kurim në Klinikën Infektive në Shkup. Viktima në fjalë është një nga 8 personat e infektuar me COVID-19 që kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa viktima më e moshuar është 83 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit numër më të lartë të viktimave ka Tetova, 4.

Recommended