Report TV - Mungesa e rrugës, 37 familjeve rome iu rrezikohet jeta e fëmijëve
  • 7 years ago
TIRANE-?Kjo është rrugica që 37 familjet dhe banorët e kësaj zone e konsiderojnë si të vetmen rrugë që kanë për të kryer nevojat e tyre dhe për të dalë nga shtëpitë.

Janë 42 fëmijë në moshë shkolle që ndjekin arsimin e detyruar dhe që duhet të kalojnë pikërisht mbi këtë rrugë. Gjithashtu ka edhe fëmijë në moshë më të vogël. Nëse shohim me kujdes, kjo rrugë është tejet e rrezikshme.

Jo vetëm që është e ngushtë dhe në raste të urgjencave familjare dhe vakive, është thuaje e pamundur, por edhe në kushte normale ka mungesë të lartë sigurie dhe nuk mundesh të ecësh normalisht?.

Edhe pse një pjesë e tyre janë vendosur në këtë pjesë të bregut të lumit që në vitin 1991, sërish aty mungon rruga. Dhe jo vetëm kaq, por edhe ajo që kanë improvizuar është tejet e rrezikshme. Kjo lagje është pjesë e administrimit të njësisë numër 8.

"Kemi 20 vjet që jetojmë këtu dhe kemi 20 vjet që kemi jetuar kështu. Po i lemë fëmiëjt pa shkollë për shkak të rrugës", tha një nga banorët.

"Kam qenë 7 muajsh shtatzënë kur u rrëzova këtu. U rrëzova tek lluca, tek balta. Po qanin fëmijët, na vdiq mami, na vdiq me bebin në bark. Janë rrëzuar fëmijët, janë bërë copë", u shpreh një banore.
Recommended