Wake Up/ Arkivi i Filmit, Iris Elezi: Trashëgimia jonë filmike rrezikohet nga mungesa e investimeve
  • 3 years ago
Pranë Arkivit Qendror të Filmit ruhen foto apo materiale filmike të rralla të filmave të vjetër shqiptarë. Në sajë të një projekti interesant do të mund të bëhet digjitalizimi i rreth 18 mijë objekte që i përkasin arkivës së fototekës së Arkivit të Filmit, duke shkuar kështu rrjedhimisht edhe tek krijimi i muzeut të filmit. "Në nëntor kur fatkeqësisht shqiptarët u përballën me tërmetin ne na erdhi lajmi i mirë nga Universiteti i Kalifornisë se kishim fituar një grant prej 50 mijë dollarësh për digjitalizimin e fototekës së arkivit të filmit që janë foto nga shesh xhirimi, skenaret e realizuara dhe të parealizuara, skeçet, dekorin, kostumet etj etj."- tha Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit.
Brenda Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ruhet e gjithë trashëgimia filmike shqiptare dhe shumica prej këtyre materialeve janë unike. Ndaj nëse ndodh ndonjë incident i papritur ne rrezikojmë të humbasim të gjithë trashëgiminë filmike të akumuluar ndër vite. Bëhet fjalë për foto të shumta të aktorëve në shesh xhirime, shiritave, apo materialeve të tjera me vlerë që janë një pasuri unike. Po ashtu po planifikohet që të merret një skaner i ri që do të ndihmojë në procesin e inventarizimit, duke lehtësuar kështu edhe punë e ekspertëve të këtij institucioni. Procesi i mirëfilltë i digjitalizimit do të fillojë në muajin janar dhe ai do t'i vijë në ndihmë edhe kineastëve që do të duan të realizojnë ndonjë projekte filmike dhe kanë nevojë ta dokumentojnë.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel