Report TV - Vrasja për qiranë, Vjollca Arapi: Agimin e qëlloi dhe Jurgen Kurti

  • 7 years ago
Durrës Vjollca Arapi bashkëshortja e Agim Arapit kërkon drejtësi për bashkëshortin e vrarë.

Tre ditë pas ngjarjes në bulevardin kryesor të Durrësit ku pas një sherri mbeti i vrarë 60 vjecari Agim Arapi, bashkëshortja e tij Vjollca hedh dritë mbi ngjarjen.

"Burrin ma vranë sepse kërkuam qeranë e tubave të ajrimit të picerisë", thotë ajo.

Piceria mënaxhohej nga Jurgen Kurti, dhëndri i Kostandin Ekonomit, të dy të arrestuar për ngjarjen.

Sipas Vjollcës, kontaktin e parë e ka pasur ajo me Jurgenin të cilit i kishte kërkuar paratë e tubave të ajrimit të picerisë të cilat kalonin nga banesa e saj sipas një marrëveshje që kishin bërë të dyja palët.

Ajo rrëfen se është kërcënuar nga Jurgeni dhe në këtë çast ka ardhur Agimi, i cili gjithashtu është kërcënuar prej tij. Më pas, ai i ka telefonuar Kondtandinit i cili ia ka behur së bashku me të vëllanë, Kujtimin.

Ata kanë ulur qepenin e dyqanit dhe e kanë masakruar 60-vjeçarin.

Por Vjollca insiston që mbi bashkëshortin e saj ka qëlluar edhe Jurgeni.

"Këtë e tregojnë pamjet e regjistruara nga kamerat", thotë ajo.

Recommended