Report Tv-Kufijtë, Albin Kurti te ‘5 Pyetjet’: Serbia do Trepçën dhe liqenin e Ujmanit

  • 6 years ago
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, i ftuar në ?5 pyetje nga Babaramo? ka folur mbi çështjen shumë të diskutuar të kohëve të fundit atë të rishikimit të kufirit Serbi-Kosovë.

Çfarë prisni nga seanca e nesërme që do të zhvillojë parlamenti i Kosovës?

Nesër do të kemi dy seanca të jashtëzakonshme. Njëra është thirrur nga kryeministri. Bëhet fjalë për të krijuar një lloj mburoje ndaj presidentit. Ai është një njeri që nuk na e mbrn dot inytegritetin kur nuk mborn dot të vetin. Unë besoj që po bëhen plane me pazare për territore. Është e domosdoshme që shteti i Kosovës që Serbia varet prej nesh për t?u anëtarësuar në BE.

Nesër do të krijohet një ekip negociator?

Nuk e kuptoj çfarë po ndodh, as ata nuk e dinë vtë. Në krye të ekipit negociator do të jetë zv.kryeministri Limaj. Pra ata duan të krijojnë përshtypjen që Thaçi nuk do të shkojë i vetmuar në Bruksel. Me tezën e korrigjimit të kufijve në kthehemi në vitin 2007, kohë kur statusi i Kosovës ishte i papërcaktuar. Por edhe në atë kohë politika e jashtme ka qënë kjo: Serbia të njohë pavarësinë dhe të dëmshpërblejë Kosovën për dëmet e luftës. Tani ka ndryshuar porsi një fëmijë kur ndërron drejtimin me biçikletë. Pra ne themi se Serbia ka pasur të drejtë që nuk na ka njohur se nuk i kemi pasur në rregull kufijtë. Kryeministri Rama tha një fjali kur takoi Vuçiç. Ajo ishte kryesorja dhe hapi i parë.

Si e shpjegoni ndryshimin e qëndrimit të Fatmir Limajt?

Do ta kuptojmë nesër në dy seancat e jashtëzakonshme. Para disa ditësh, u pretendua për një skandal ndaj Limaj për të cilat ai nuk regaoi fare. Pak ditë më pas ai u rrit në detyrë. Kështu ka funksionuar gjithmonë, kush mashtron ngjitet më lart.

Si do të reagoni nëse ky projekt kalon?

Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës.

Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Kthehemi tek biseda me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, çfarë la të kuptonte ai?

Nesër do të prodhojmë një rezolut të përbashkët për parlamentin dhe më pas ata duhet të mbledhin kryesinë. Mustafa beson që pas këtyre dy takimeve, takimi i tretë është gabim.

Thaçi ka 10 vjet në pushtet, por ju dhe LDK jeni alternativa më e fortë qeverisëse nga ana e opozitës, a keni diskutuar këtë gjë me LDK?

Jo, por është e qartë që çdo herë që presidentit i është rrezikuar pushteti, ai ka rrezikuar shtetin. Ai nuk kërkon më as zgjedhje. Ata kur e dinin që do i fitonin zgjedhjet i donin shpesh por tani jo më. Aq më tepër tani që VV është dyfishuar.

Recommended