Report Tv- Albin Kurti te "5 Pyetjet nga Babaramo"

  • 6 years ago
Si e shpjegoni ndryshimin e qëndrimit të Fatmir Limajt?

Do ta kuptojmë nesër në dy seancat e jashtëzakonshme. Para disa ditësh, u pretendua për një skandal ndaj Limaj për të cilat ai nuk regaoi fare. Pak ditë më pas ai u rrit në detyrë. Kështu ka funksionuar gjithmonë, kush mashtron ngjitet më lart.

Si do të reagoni nëse ky projekt kalon?

Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës.

Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë.

Kthehemi tek biseda me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, çfarë la të kuptonte ai?

Nesër do të prodhojmë një rezolut të përbashkët për parlamentin dhe më pas ata duhet të mbledhin kryesinë. Mustafa beson që pas këtyre dy takimeve, takimi i tretë është gabim.

Thaçi ka 10 vjet në pushtet, por ju dhe LDK jeni alternativa më e fortë qeverisëse nga ana e opozitës, a keni diskutuar këtë gjë me LDK?

Jo, por është e qartë që çdo herë që presidentit i është rrezikuar pushteti, ai ka rrezikuar shtetin. Ai nuk kërkon më as zgjedhje. Ata kur e dinin që do i fitonin zgjedhjet i donin shpesh por tani jo më. Aq më tepër tani që VV është dyfishuar.

Haradinaj ka qënë aq i prerë sa ju sa i përket kësaj çështjeje, prisni ndonjë gjë nga ai?

Haradinaj është kryeministër i dobët, por ai është pika më e fortë e presidentit Thaçi. Kjo gjithmonë nga ana politike. E njëjta gjë edhe për Serbinë. Prandaj edhe Thaçi e Vuçiç po përfitojnë.

Pse e kundërshtoni shkëmbimin?

Politika nuk është gjeometri ku mund të bësh vija në hartë, mund të jenë bërë në Afrikë apo Lindjen e Mesme, por nuk bëhen dot në Europë. Dialogu për të drejtat e popujve, pakicave mund të themi se ndodh në regjistrin e paqes, por dialogu për shkëmbime territoresh është më afër luftës se paqes. Jemi dëshmitarë se në Luginë, është rritur prania e xhandarmërisë serbe, që ndalon makinat e shqiptarëve ajo. Në momentin që flet për territore duhet të mendosh për forcat që ne në ato territore, ose naiv ose në axhendën e kundërshtarit.

Thaci duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione për Kosovën lindore që nuk ta jep Serbia. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët në Ibër dhe Kosovën Lindore. Kjo është një lojë që po bëhet. Ne kemi një president që ka pranuar që kufijtë e këtij shteti duhen ndryshuar. Në 16 shkurt Thaci ka firmosur me homologun malazez marrëveshje për kufijtë, por nuk është zbatuar. Ne duhet ta mbrojmë integritetin territorial

Mund të vendoset në kontroll veriu i Kosovës?

Po, por këta nuk kanë provuar. Qasje e tyre e gabuar është kjo; që ta integrojnë veriun në Koso...

Recommended