Ora News - Basha vizitë ngushëllimi në familjen e komisarit të vrarë, Artan Cuku

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar pasditen e sotme një vizitë ngushëllimi në familjen e komisarit të vrarë, Artan Cuku.
Vizita e Bashës vjen tre ditë pas vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës.
Pas ekzekutimit mafioz të Artan Cukut policia ka marrë në ruajtje familjen e tij. Një patrullë policie qëndron përgjatë 24 orëve në mbikëqyrje të banesës se tij, derisa të përcaktohet pista e ngjarjes.
Qe prej të shtunës, më dhjetëra dëshmitarë kanë dhënë deklarimet e tyre në policinë e Tiranës.
Organi i akuzës dyshon se kemi të bëjmë me ekzekutim mafioz të grupeve kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vizite-ngushellimi-ne-familjen-e-komisarit-te-vrare-artan-cuku/

Recommended