Ora News - Shqipëria s’mund të bëhet turpi i Europës, Meta: Ofrojmë karriget

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ilir Meta, ka ruajtur edhe sot rolin e kritikuesit si për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, duke theksuar se rrezikojnë ta kthejnë Shqipërinë në turp për Europën. Në një takim me të rinjtë e LRI-së, Meta tha se qyetarët nuk kanë kohë për të humbur me arrogancën e njërës palë apo me ultimatumet e palës tjetër, ndërsa tha se demokracia nuk mund të jetë ?one man show?
Në një takim me të rinj nga e gjithë Shqipëria në Pallatin e Sportit ?Asllan Rusi?, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i kërkoi Partisë Socialiste dhe Partisë Demorkatike, të ulen dhe të zgjidhin krizën politike.
Meta kishte një mesazh të drejtëpërdrejtë për Kryeministrin, kur tha në anglisht, se demokracia nuk është ?shfaqe e një personi të vetëm?.
Meta: Në 18 qershor qytetarët kërkojnë një shans pas katër vitesh që politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen dhe flasin. Është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, lum kush e dëgjon zërin e tyre dhe reflekton. Ne kurrë nuk mund të lejojmë që zgjedhjet e lira dhe demokracia të bëhen kurban në këtë vend. Në mënyrë që liria e medias dhe fjalës së lirë të mos kthehen në farsë, në mënyrë që liria ekonomike të mos mbetet në letër, në mënyrë që drejtësia e pavarur të mos kapet nga askush, ndaj jemi sot më të vendosur se kurrë që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të gjithëpranuara dhe kurrsesi drejt zgjedhës arrogante dhe arbitrare. Sepse demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë ?one man show? por një shans për të gjithë. Nuk ka nevojë Shqipëria për deputetë, për biznesmenë që vinë vetëm për tendera dhe për ti vënë gjoba qeverisë dhe parlamentit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-smund-te-behet-turpi-i-europes-meta-ofrojme-karriget/

Recommended