Ora News - Basha: Ç’ta duam një KQZ kukull?! Biba një idiot, kujton se është Papa

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para se të skadojë afati për regjistrimin në KQZ të partive politike për zgjedhjet e 18 qershorit, kreu i PD-së Lulzim Basha konfirmoi se opozita nuk do të regjistrohet për zgjedhje fasadë.
Basha ishte i prerë kur tha se ?zgjedhje fasadë dhe zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur?.
Basha: Për të qeshur dhe për të qarë në duart e kuj ka përfunduar ky vend, një Kryeministër që nuk ka guxim të dënojë krimin ndaj kryepolicit të qarkut të tij, nuk ka guxim të thotë një fjalë për 12 ton hashash në një magazinë, 120 milion euro.Këto ja prishin fabulën se këtu do ketë zgjedhje. Si mund të ketë zgjedhje me qindra-miliona eurot e drogës. Padyshim pastaj kur idiotësia dhe poshtërsia është në nivelet më të larta ka vetinë të shumëfishohet edhe në nivele të tjera me deklarata të tilla idiote si të këtij që thotë unë me vullnet të mirë do ta shtyj edhe 90 ditë. Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur, zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur, socialistët të rrinë të qetë se jo vetëm Shqipëria por dhe PS do çlirohet njëherë e mirë nga zgjedha e krimit që e ka marrë peng.
Basha i tha jo edhe ofertës së Ramës për ti dhënë KQZ opozitës, ndërsa sulmoi ashpër kreun e Komisionit Denar Biba.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-cta-duam-nje-kqz-kukull-biba-nje-idiot-kujton-se-eshte-papa/

Recommended