Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se
  • 5 years ago
Lulzim Basha bëri lëmsh datat sot gjatë homazheve nga "Varrezat e Dëshmorëve", ku duke dashur që t'i referohet 28 Nëntorit 1443, datë e cila shënon ngritjen e flamurit Kombëtar në familjen e Kastriotëve në Krujë. Fillimisht Basha tha 28 Nëntor 1944, pastaj 1444. Por asnjë nga këto data nuk përkon me ngjarjen në fjalë.

Video e Kryedemokratit është bërë virale dhe ka shpërthyer në humor në rrjetet sociale. Kryeministri përveçse e ka korrigjuar, gjithashtu edhe e ka falenderuar Kreun e PD duke i thënë:?Flm që na bën të qeshim".

Postimi i plotë i Kryeministrit:
Kush kujton se është thjesht një ngatërresë me 5shekuj e gjysëm për shkak të katrave e ka gabim, se Artisti jo vetëm s?e di që flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1443, po kujton se kështjella e tyre është në Lezhë ku u mbajt mbledhja Besëlidhjes së 1444. Flm që na bën të qeshim.
Recommended