Ora News - Atentat në Tiranë, ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i policisë Vlorë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish drejtori i Policisë së Vlorës Artan Çuku 42 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si ?Rruga e Kosovarëve? në Tiranë.
Ekzekutimi, i cilimendohet se është kryer nga 2 autorë ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Çuku banonte.
Çuku u qëllua nga një distancë e afërt. Janë shoqëruar disa persona
Ora 22: 35 Artan Çuku është vrarë në sheshpushimin e ashensorit në katin e parë të pallatit ku ai banonte. Dyshohet se i është ngritur një pritë teksa ishte duke u kthyer në shtëpi. Janë shoqëruar disa persona për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Është vrarë me pistoletë me disa plumba dhe është qëlluar nga një distancë e afërt.
Autoret dyshohet se jane nga veriu
Ora 21:40 Dy persona nga veriu i vendit dyshohet se janë autorë të atentatit me armë ndaj ish drejtorit të policisë së Vlorës, Artan Çuku. Dyshohet se autorët janë nën moshën 30 vjeç

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/vrasje-me-arme-zjarri-ne-rrugen-e-kosovareve/

Recommended