Ora News – Nebil Çika emërohet kryetar i Shoqatës Antikomuniste e Ish-të Përndjekurve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve politik emëroi kryetarin e ri Nebil Çika, pas dorëheqjes së Simon Mirakajt i cili është caktuar anëtar i autoritetit të hapjes së dosjeve.
Strategjinë e tij në krye të këtij posti, Çika e bëri publik gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në Kuvendin e shtatë.
Nebil Çika: Ne sot kemi të gjitha mundësitë për tu përfaqësuar politikisht në kuadër të forcave të djathta politike. Do të kallëzojmë penalisht, për fshehje të krimit çdo gjykatës, prokuror, kryetar i degëve të punëve të brendshme, anëtar të sukadrës së pushkatimit etj që kanë dijeni ku janë të afërmit tanë.
Nebil Çika nga 190 vota në total arriti të siguronte 123 kundrejt kandidatit tjetër Gjergj Marku.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nebil-cika-emerohet-kryetar-i-shoqates-antikomuniste-e-ish-te-perndjekurve/

Recommended