Basha pret në zyrë drejtuesit e Shoqatës së Turizmit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të martë një takim me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, për të cilët tha se i shprehën shqetësimin e thellë për krizën dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria për sektorin e turizmit.Në një postim në ?Facebook?, lideri demokrat theksoi se deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane.?Sot prita Sektori i turizmit ka aktualisht të punësuar 93 000 persona dhe në rrjetin zinxhir të tij pothuajse 200 000 të tjerë, çka e bën edhe më jetike ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë në mbështetje të turizmit. Deri më sot, operatorët nuk kanë përfituar mbështetjen për pagën e punonjësve dhe nuk kanë arritur as të përfitojnë nga garancitë sovrane, për shkak të vonesave në nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria. Veç humbjeve të muajve të karantinës, shumica e prenotimeve për sezonin e ri janë anulluar duke vënë në rrezik mbijetesën e këtij sektori kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare.?Ai ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj pesë kërkesave të Shoqatës Shqiptare të Turizmit në këtë kohë pandemie. Sipas Bashës, kërkesat janë të drejta, ndërsa i bën thirrje qeverisë që sa më shpejt t?i marrë në konsideratë pasi janë aktualisht 93 mijë të punësuar në këtë sektor.?Ne i mbështesim kërkesat e tyre të drejta dhe i kërkojmë qeverisë ti marrë ato në konsideratë sa më parë: 1.Të garantohet ndihma financiare me qëllim mbajtjen në punë të punëtorëve. 2.Të jepet subvencionim i plotë dhe në kohë për kontributet shoqërore dhe shëndetësore. 3.Të sigurohet likuiditeti përmes skemave të garancisë shtetërore pa kosto për biznesin. 4.Të anullohen/shtyhen detyrimet tatimore qendrore dhe lokale, të cilat vazhdojnë të vijnë rregullisht si në kohë ?normale?. 5.Të bashkëpunohet ngushtë me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera fqinje, për të garantuar flukse të ndërsjellta turistësh dhe shtuar mundësitë për turizmin shqiptar.?

Recommended