Ora News - Komiteti Shqipëri-Mali i Zi për integrimin, Gjosha: Të angazhuar për drejtësinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zgjedhjet e 18 qershorit si dhe implementimi i reformës në drejtësi janë sfidat që Shqipëria duhet të kalojë për tu integruar në Bashkimin Evropian, ka qenë kjo deklarata e Ministres së Integrimit Klajda Gjosha në mbledhjen e dytë të Komitetit për Integrimin Europian mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ministrja Gjosha tha se eksperienca e Malit të Zi me negociatat është shumë e vlefshme edhe për Shqipërinë.
Gjosha: Sfidat tona janë të mëdha duke parë një moment shumë të rëndësishëm që kemi më 18 qershor, por edhe implementimin e reformës në drejtësi, unë besoj që në kuadër të kësaj reforme ne kemi shumë për të mësuar nga ju.
Ministrja Gjosha vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në nivel politik dhe ekspertësh.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/komiteti-shqiperi-mali-i-zi-per-integrimin-gjosha-te-angazhuar-per-drejtesine/

Recommended