Komiteti: Pandemia në Shqipëri në nivel të ulët, nuk do ketë valë të dytë - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komiteti Teknik i Ekspertëve është i bindur se pandemia në vendin tonë është në nivelin më të ulët.Të mbledhur në një komunikim online nga kryeministri Edi Rama, ekipi i mjekëve që u kujdesën ta vlerësonin për strategjinë e ndjekur nga vetë ai në përballjen me virusin vdekjeprurës, ekspertët patën rastin t?ua komunikojnë vetë qytetarëve se situata është nën kontroll.Këtë siguri koka e ekipit të Komitetit të Ekspertëve. Mira Rakacolli, e merr nga numri i ulët i të infektuarëve, pacientëve në terapi incesteve dhe rastet e jetëve të humbura.Për të ruajtur këtë nivel në mos edhe më të mirë, me fillimin e Majit dhe me shtimin e masave lehtësuese, strategjia e re e ekspertëve është rritja e numrit të testimeve. Këtë mbledhje por edhe prezantim me qytetarët pas dy muajsh luftë me koronavirusin, siç e quan Edi Rama, kryeministri e shfrytëzoi për t?i dhënë një përgjigje dyshimeve të disa mjekëve, specialistë të shëndetit publik se virusi ka hyrë në Shqipëri para Marsit.Shqetësimit se në Vjeshtë, koronavirusi do të kthehet më i fortë, infeksionisti Artan Kalo thotë se kjo nuk do të ndodhë.Në përfundim të mbledhjes, pasi kreu i qeverisë bëri moderimin, Edi Rama tha se sfida e ardhshme, për të cilin po diskutohet në plan, është riaktivizimi i transportit urban, si brenda edhe jashtë qyteteve.
Recommended