Report TV - Elbasan, të shtëna me armë në një lokal, tre të plagosur

  • 7 years ago
ELBASAN-Të shtëna me armë zjarri në një lokal në afërsi të zonës së ish-Metalurgjikut në Elbasan, plagosen tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në Bradashesh ndërsa policia ka rrethuar gjithë zonën dhe po heton për të zbuluar shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje.

Nuk ka të shpallur në kërkim, ndërsa janë ngritur kontrolle në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse.

Sipas policisë në konflikt janë përfshirë rreth 4-5 persona.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta e më pas me armë zjarri janë plagosur tre persona nga këta, dy me armë zjarri e një me sende të forta dhe konkretisht:

Recommended