Konflikt me grushte dhe të shtëna me armë në lokal, plagoset një person në Vlorë

  • 6 years ago
VLORE-Një përplasje me grushte mes disa të rinjve ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri në lagjen ?24 Maji? në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 minuta të mbrëmjes së sotme.

I plagosuri është Aleksandër Vasili 26-vjeç, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka vetëm një plagë në këmbën e majtë.

Konflikti mes disa personave ka nisur në një lokal në lagjen ?24 Maji?, ndërsa më pas njëri nga personat e ka qëlluar Vasilin me armë duke e plagosur në këmbë.

Recommended