Report TV - Veliaj inspekton punimet e shkollës së re në Kombinat, gati në shtator

  • 7 years ago
TIRANE-Shkolla 9-vjeçare ?Betim Muço? në Kombinat do të jetë gati në shtator për të pritur 1200 nxënës, të cilët në sezonin e ri shkollor do të studiojnë me kushte moderne.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot punimet dhe theksoi se projekti për ndërtimin e 20 shkollave në kryeqytet do të zgjidhë përfundimisht mësimin me dy turne.

?Shkolla ?Betim Muço? është lajm i mirë jo vetëm për Kombinatin dhe lagjen, por besoj edhe një lajm fantastik për prindërit e 1200 nxënësve që do ta frekuentojnë atë?, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se në përfundim të punimeve, shkolla do të ketë edhe tre terrene sportive, të cilat do jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

?Do jetë një shkollë me të njëjtën cilësi si brenda, ashtu edhe jashtë. Do të jetë shkolla e parë në Tiranë me terrene sportive të bëra nga zero me standarde olimpike dhe besoj se përtej 1200 nxënësve që do të frekuentojnë shkollën, ato do të jenë një aset dhe pasuri për të gjithë komunitetin këtu?, tha ai.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, kreu i Bashkisë deklaroi se në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit e Sportit, në shkollat e reja do të japin mësim mësuesit më të mirë.

Recommended