Report TV - Basha kërcënon:Rama, kokën ta shpëton vetëm qeveria teknike

  • 7 years ago
Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e ngritur para Kryeministrisë i është përgjigjur Edi Ramës duke e kërcënuar se zgjidhja e vetme paqësore është krijimi i qeverisë teknike ose në të kundërt do të përfundojë si diktatorët.

Basha u shpreh se Rama duhet t'i vendosë gishtin kokës dhe të shpejtojë për t'i hapur rrugë sa më parë, pasi qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të këputur lidhjet sipas tij mes krimit dhe qeverisë.

"Qeveria teknike është formula e vetme për t?i shpëtuar kokën atij dhe bandës që rrethon. Është formula e vetme që garanton një zgjidhje paqësore të krizës dhe hap rrugën e integrimit.

Është shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë që e duan pushtetin me dhunë. Qeveria teknike do të duhet të ketë 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale që mbanë Ramën në pushtet.

I bëj thirrje që ti verë gishtin kokës, kushtet nuk janë thjeshtë rrugëdalja, por shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë"tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve të 2 Prillit të 1991 në Shkodër, Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të larguar Ramën nga pushteti. Kreu i PD, kishte një mesazh edhe për kundërshtarët dhe aleatë qeverisës.

"Ftoj të bashkohemi të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë përballë marrëzisë, dinakërisë së një njeriu që dëshiron ta mbajë pushtetin me dhunë dhe pa garë të ndershme dhe pa opozitë.

Le të bashkohemi dhe të bëjmë gjithcka për largimin e kësaj pengese. I mirëpritur është cdo kush që e ka kuptuar se për ankthin dhe pushtetin e Ramës nuk mund të vrasim ëndrrat e të gjithë shqiptarëve".

Deklarata e plotë e Bashës
Demokracia kërcënohet nga mafia. Zgjedhjet e lira dhe qeveria që del prej tyre janë të vetmet mekanizma për të garantuar zhvillim.

Sot nga funerali i Rilindjes, i mbushur me njerëz të administratës, Rama u përpoq të mbronte shtetin e krimit.

Rama e di se nuk ka asnjë shans ti shpëtoj gjykimit popullor me vota dhe gjykimit të drejtësisë veçse aleancës së tij me krimin.

Recommended