Report TV - Rama: Mos kërkoni deputetin e krushkun, qeveria vetëm një 'klik' larg jush
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama, në takimin e përjavshëm me platformën e bashkëqeverisjes u ndal tek puna Hipotekave dhe e ALUIZNI-t, ku shumë qytetarë kanë probleme me pronat dhe me dokumentet përkatëse.

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë, theksoi se me shkrirjen e tyre në një agjenci të vetme, jo vetëm do të reduktohen burokracitë, por kjo do të shtojë fleksibilitetin dhe efektshmërinë.

?Sot nuk kemi më Hipotekë dhe Aluizni të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t?u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht një klik në Shqipëriaqëduam.al dhe menjëherë keni qeverinë në krahun tuaj. Qeveria është një instrument në dorën e çdo qytetari?, shtoi ai.

Sa i përket platformës ?Shqipëriaqëduam.al?, Rama tha se të dhënat e sondazheve tregojnë se besimi i publikut është rritur.

?Skuadra e platformës është e gatshme të adresojë problemin dhe ta zgjidhë atë. Kemi bërë një anketim lidhur me perceptimin e publikut për shërbimin e kryer. Kemi konstatuar se përqindja që vlerësojnë se shërbimet janë përmirësuar është e konsiderueshme dhe e pakrahasueshme me atë që kishim një vit më parë. Platforma jo vetëm zgjidhë probleme, por edhe ushtron presione mbi administratën?, tha Rama.
Recommended