Ora News – Lezhë, nëna del për të blerë ushqime, vajza 8 vjeçare bie nga kati i 6-të

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një vajze 8-vjeçare është plagosur rëndë, pasi ra nga kati i 6 i një pallati në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen Besëlidhja në banesen ku banonte e mitura me iniciale K.P.
Sipas të dhënave, kjo e fundit ka qenë duke luajtur në ballkonin e apartamentit, kur është rrëzuar.
Nga goditja mësohet se vogëlushja ka pësuar dëmtime në kokë, ndërkohe që kanë qenë banor të zonës të cilët kanë parë ngjarjen dhe i kanë ardhur menjëherë në ndihme të miturës.
Ata e dërguan me urgjence në spitalin e Lezhës ku pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, u dërgua me urgjence nëpërmjet helikopteri në Spitalin e Traumës në Tiranë. Gjendja e të miturës mësohet të jetë e rëndë, ndërkohe që policia nisi menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-9-vjecari-bie-nga-kati-i-7-te/

Recommended