Ora News – CDU, Bashës: Jepini fund bojkotit, do ndihmojmë për zgjedhje të lira

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa situata politike është futur në një udhëkryq ku asnjëra nga palët nuk po lëshon pe, vinë shqetësimet e para nga shteti gjerman, ku i kërkohet opozitës ti rikthehet rrugës parlamentare dhe të futet në zgjedhje. Ndërkohë Basha paralajmëroi sot se protesta do të vazhdojë. Ai tha se aksioni i tij poltik, ka mbështetje të plotë nga Uashingtoni.
Parlamenti gjerman është i shqetësuar për bojkotin e opozitës dhe bllokimin e reformës në drejtësi.
Një fakt i tillë është shprehur nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë.
Përmes një letre të dërguar me 23 mars dhe që Ora News e disponon, Franz Josef Jung i shpreh shqetësimin Bashës në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri.
?Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtësi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua me votat e grupit tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga 90 përqind e shqiptarëve, nuk po vihet në zbatim, sepse Partia Demokratike po bojkoton Parlamentin?, thuhet në letrën e Franz Josef Jung.
Zyrtari i lartë gjerman thotë se CDU dhe CSU është shumë e shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë falsifikim të madh si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera, por bojkotin dhe kërkesën për qeveri teknike ai e cilëson si rrugë të gabuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cdu-bashes-jepini-fund-bojkotit-do-ndihmojme-per-zgjedhje-te-lira/

Recommended