Report TV - Blushi-Nikollës: Bodyguardi juaj mori 3 mijë euro për një vend pune

  • 7 years ago
Ben Blushi iu përgjigj me fjalë të ashpra ministres së Arsimit, Lindita Nikolla pas fjalës së kësaj të fundit në Parlament.

Nga foltorja e Kuvendit, Blushi akuzoi Nikollën se ka dërguar bodyguardin e saj për të marrë 3 mijë euro për një vend pune.

"Çove bodyguard për të marrë 3 mijë euro për një vend pune. është arrestuar se e çoje të merrte tre mijë euro për një vend pune. Ti ke shkatërruar arsimin në këtë vend. Ti je injorante dhe fatkeqësisht për studentët e Shqipërisë sesi të të kenë ty ministre e arsimit. Injoranca juaj është e patolerueshme", u shpreh Blushi.

Recommended