Ora News - Ervin Bushati: Situata e tendës po bëhet komike, PD po vetëvritet
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, thotë se kryedemokratit Basha nuk i ka ikur ende zëri por i kanë shteruar argumentat.
I ftuar në ?Orën e Intervistës? në RTV Ora News, Bushati deklaron se situata po kthehet në komike dhe PD po vëtëvritet në tendë.
Duke e parë si çështje të brendshme të PD, duket se shqetësimi i vetëm i socialistëve mbetet bllokimi i reformës në drejtësi.
Bushati: Opozita nuk po sillet në mënyrë serioze. As ata nuk e mbajnë mend sa ditë kanë aty në tendë, situata po kthehet në komike sepse nuk ka dedikimin e duhur dhe respektin ndaj qytetarëve shqiptarë apo qoftë dhe votuesve të tyre demokratë për të pasur një strategji të qartë se çfarë thonë, çfarë bëjnë dhe si do dalin nga tenda. Është dekretuar dhe caktuar data e zjedhjeve. Në fillim thanë duan qeveri teknike, tani kërkojnë të shtyjnë zgjedhjet.Për mendimin tim kjo po kthehet në çështje të brendshme të PD. Në rradhë të parë organizative, me sa kuptoj ata nuk kanë filluar akoma të përgatiten për fushatën dhe kjo do ti dëmtojë sinqerisht. E dyta, politikisht dëmtojnë prapër veten se japin një pasiguri të frikshme tek votuesit e tyre se nuk janë gati as të futen në fushatë, as të garantojnë votën, as ta fitojnë votën. Nga ana e PS, mua si politikan më duket si vetëvrasje e PD. Ne nuk duhet të prononcoheshim fare. I vetmi shqëtësim është që aty në tendë PD ka mbyllur dhe reformën në drejtësi. Ky është problemi kryesor. Unë dhe PS kemi bindjen e plotë se drejtësia e bllokuar nuk është pasojë e çadrës por është shkaku, Basha ka bllokuar reformën në drejtësi brenda në tendë se ka frikë nga reforma në drejtësi, ka vetë probleme me drejtësinë.
Bushati e sheh të pavend kushtëzimin e votimit të vettingut me qerinë teknike nga opozita.
Bushati: Vettingu nuk ka fare pse të jetë kusht. Reforma në drejtësi është një nga kërkesat kryesore të shqiptarëve.Opozita po abuzon me besimin që i dha jo vetëm mazhoranca, por dhe partnerët tanë strategjikë, e ka kthyer në qesharake situatën. Janë të gjitha Ambasadat e vendeve mike të Shqipërisë si BE dhe SHBA, që në mënyrë të sinkronizuar i kërkojnë PD jo vetëm të dalë nga çadra dhe të vazhdojë Kuvendin në Kuvend sepse kuvendohet në Kuvend, pro të zhbllokojë në rradhë të parë reformën në drejtësi. Shumë mirë kërkojnë qeveri teknike, le të vazhdojnë të rrinë në çadër për ne nuk ka problem, por të zhbllokojnë reformën në drejtësi, nuk janë fare të lidhura, nuk ka pse e kushtëzon gjithçka me zgjedhjet. Kërkesa për qeveri teknike është absurde, ashtu si do ishte po ashtu si një absurditet tjetër po të thoshte sillnin Hënën në Tokë. Është e njëjta gjë. Nuk ka pse të kërkojnë qeveri teknike. Sa kohë që nuk kanë asnjë mënyrë për ta marrë mbetet e parealizueshme. Nuk ka asnjë preçedent që të kërkohet një qeveri teknike me imponim politik, qeveritë bien në parlament, është matematikë numrash. Kemi mazhorancën më solide.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ervin-bushati-situata-e-t...
Recommended