Ditë e Re - Ervin Bushati: Nuk bëhet shteti me mimoza dhe flamurë amerikanë të shkulur
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Deputeti socialist Ervin Bushati ishte i ftuar në ?Ditë e Re? për një bisedë ndryshe jashtë politikës, por i ngacmuar nga moderatorët Arjon Muça dhe Arjola Shehu nuk mundi të anashkalonte një koment për protestën e djeshme të thirrur nga presidenti Ilir Meta në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?

Për Bushatin ajo çfarë ndodhi dje ishte ?një teatër politik? ndërkohë që prioritet i shqiptarëve duhet të jetë rritja ekonomike dhe jo hallet e politikanëve se nuk i ri mirë një karrige apo kostum presidenti
Ervin Bushati: Prioriteti i shqipëtarëve duhet të jetë sfida e qeverisjes, sfidat që ne i kemi si shoqëri siç janë rindërtimi, intergrimi, reforma në drejtësi, rritja ekonomike dhe më shumë para. Hallet e politikanëve se nuk i rri mirë një karrige apo kostum presidenti apo nesër duan të bëhen kryeministra nuk duhet të jenë hallet e shoqërisë.

Më vjen keq që presidenti sot tërheqi vëmendjen aq më tepër kur dje duhet të flitej për një rast historik, hapjen e negociatave. Presidenti në të njëjtën ditë që u mor 1.5 miliardë euro për të rindërtuar Shqipërinë, po atë ditë filloi të dalë me Kushtetutën për të tërhequr lajme. A e bën mirë këtë Presidenti? Lajmet këtë duan se nuk mund të merren me lajmin e mirë. Dje e pashë që ky teatri i opozitës, kjo opozitë teatrale do marrë lajm, patjetër, sepse të bësh punën dhe të marrësh ftesën nga Bashkimi Europian ndonse është ëndrra e gjithë shqiptarëve nuk mori asnjë lajm nëpër media.

Kishte dalë si Hugos Chaves me një gjerdan si boksier, me një modele, me 7 flamuj të ndryshëm si ato që japin shenja kur ulen avionët. E gjitha ishte teatrale dhe normal që do të tërhiqte vëmendjen se një raport i thatë me shumë faqe

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ervin-bushati-nuk-behet-shteti-me-mimoza-dhe-flamure-amerikane-te-shkulur

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended