Report TV - Ashpërsohet ligji për punën në të zezë,Ylli:Të pezullohen në vend

  • 7 years ago
Inspektoriati i Punës do pezullojë në vend punonjësit në të zezë, apo që nuk respektojnë rregullat e sigurisë në punë.

Ky institucion i ka propozuar Kuvendit një seri ndryshimesh që ashpërsojnë rregullat për punën në të zezë dhe jashtë rregullave të sigurtisë. Kreu i Inspektoriatit, Dritan Ylli thotë se për për herë të parë në ligj përfshihet ato që njihen si ?masa urgjente?.

Pavarësisht betejës kundër informalitetit, Ylli thotë se ka ende biznese që priren të mos deklarojnë punonjësit, apo të manipulojnë deklarimet tek institucionet përgjegjëse.

Gjatë vitit të shkuar janë kryer rreth 600 kontrolle nga Inspektoriati, falë të cilit janë futur në skemën e sigurimeve rreth 1500 punonjës.

Recommended