Report TV - Dita e Verës, Basha lë çadrën e protestës, zhvendoset në Elbasan

  • 7 years ago
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, për Ditën e Verës ka zgjedhur të lërë çadrën dhe është zhvendosur në Elbasan.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.

Edhe këtë ditë Basha e ka shfrytëzuar për t'u bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai e ka cilësuar Ditën e Verës si një ditë shprese për gjithë vendin.

" Dita e verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe" shkruan Basha në Facebook.

Recommended