Report TV - Konflikti, Cali: Fitova gjyqin, por Lagunën e përdor Armando Prenga

  • 7 years ago
Shfrytëzimi i Lagunës për peshkim vazhdon të mbetet ende një mollë sherri midis familjes Cali dhe asaj të deputetit të dorëhequr Armando Prenga.

Në një kohë kur gjykata e shkallës së parë administrative dhe ajo e apelit administrative i kanë dhënë të drejtë familjes Cali, Gjergj Cali i cili dhe u konfliktua fizikisht me Prengën deklaron se ata se përdorin dot lagunën.

Këtë reagim Cali e bëri nga gjykata e lartë aty ku seanca e sotme mes tij e Prengës u shty për shkak të mungesës për arsye shëndetësore të relatorit Aleksandër Muskaj.