Report TV -Dimri 'i ngrohtë' ul numrin e shpendëve migrator në Lagunën e Lezhës

  • 4 years ago
Numri i shpendëve migrator gjatë stinës së dimrit ka pësuar rënie në lagunat e Patokut, Talës dhe Kune-Vainit. Konstatimi ka ardhur pas censusit të shpendëve të zhvilluar në këto rezervate natyrore.

Specialisti i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Kristjan Beqiri, thotë se klima më e ngrohte e këtij dimri ka ndikuar në rënien e numrit të shpendëve që largohen gjatë dimrit."Mund të ketë ndikuar kushtet klimaterike. Por mund të themi që llojet e specieve në këtë lagunë janë të njëjta me vitin e kaluar. 200-250 specie të ndryshme në këtë lagunë. Moratoriumi i gjuetisë ka ndikuar pozitivisht", tha Krisjan Beqiri Specialist i ADZM Lezhë.

Recommended