Ora News - Çelet në Tiranë Edicioni i Dytë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana mikpriti Edicion e Dytë të Biennales Ndërkombëtare të Akuarelit, ku për pesë ditë do të shfaqen punimet origjinale të rreth 400 artistëve të njohur nga 60 vende të botës.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes të Edicionit të dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, që organizohet nga Shoqata Kulturore VIZart dhe Shoqata Ndërkombëtare e Akuarelistëve për Shqipërinë, ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili i uroi mirëseardhjen artistëve pjesëmarrës.
Duke falënderuar Presidentin e Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë, Helidon Haliti për organizimin e këtij eventi të madh për jetën kulturore të kryeqytetit, Veliaj theksoi se Tirana po kthehet në një kryeqendër e artit botëror.
?Mirënjohjen më të madhe e meriton Helidoni që na mbledh të gjithëve tek Bienalja e dytë dhe ka bërë një punë fantastike që me shumë dashuri të punojë gjatë gjithë vitit që ta kthejë Tiranën në një kryeqytet të artit botëror?, tha Veliaj duke premtuar se për Bienalen e ardhshme i gjithë sheshi ?Skënderbej?do të ketë mbaruar duke u transformuar në një nga sheshet dhe hapësirat pedonale më të bukura në rajonin tonë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/celet-ne-tirane-edicioni-i-dyte-i-biennales-nderkombetare-te-akuarelit/