Ora News - Maskat grabisin dyqanin e celularëve në Shkodër

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka qene ora 20.00 kur një dyqan celularësh në qytetin e Shkodrës u grabit. Ngjarja u regjistrua ne zonën përballë Sahatit, në momentin kur shitesja po bente mbylljen e aktivitetit.
Nje person me kapuç në kokë ka hyre brenda dhe me forcë i ka marre disa aparatë celular, e me pas është larguar me shpejtësi. Shitesja menjëhere ka njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet rreth kësaj grabitje.
Në pyetje po merret punonjësja e dyqanit, ndërsa në ndihme pritet t?i vijnë edhe kamerat e sigurise.
Ne bazë të tyre dhe dëshmisë së punonjëses pritet të behet i mundur identifikimi i autorit. Nuk dihet ende vlera e celulareve të grabitur. Ky është rasti i dytë qe ky dyqan celularesh bie pre e te tilla situatave. Edhe pak muaj me parë ai u sulmua duke u tentuar të grabitej. Ngjarja asokohe mbeti pa autor.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-persona-te-maskuar-tentojne-te-grabisin-nje-dyqan-celularesh/

Recommended