Report TV - ​Ahmetaj firmos Peticionin Pro Vettingut: Opozita ta zhbllokojë

  • 7 years ago
TIRANE-Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka firmosur sot Peticionin pro Vettingut dhe i ka bërë thirrje opozitës që të zhbllokojë këtë proces. Sipas Ahmetajt, Reforma në Drejtësi është e lidhur ngushtësisht me rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit.

?Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë dhe për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi?, ka thënë Ahmetaj.

Recommended