Report Tv-Gjeneral Lleshi nis detyrën si ministër, firmos dy urdhërat e parë

  • 5 years ago
Vetëm 24 orë pas marrjes së detyrës si ministër i komanduar i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshi ka firmosur dy urdhëra. I pari lidhet me personelin e ministrisë së brendshme për të përdorur në mënyrë efikase kohën në punë.

Urdhëri i Sandër Lleshit u kërkon që të gjithë punonjësit e kësaj ministrie të mos ftrekuentojnë kafenetë , restorantet , njësive tregtare e çfarëdo mjedisi publik jashtë vendndodhjes për arsye pune. Bëjne përjashtime rastet e festave apo fatkeqësive familjare dhe kjo vetëm me lejen e eprorit. Ndërsa urdhëri i dytë lidhet me protestat e fundit në Durrës për ndotjen, që ka të bëjë pikërisht me djegien e mbeturinave.

Në përgjigje të shqetësimeve të banorëve ai i kërkon Policisë së Shtetit të marrë masa urgjente dhe të mbajë nën kontroll situatën duke bashkëpunuar me institucionet vendore. Qytetet më problematike në këtë drejtim, sipas ministrit Lleshi, janë Durrësi, Vlora, Kukësi, Tirana dhe Dibra.

Në urdhërin drejtuar numit një policisë së shtetit Ardi Veliu, ministri i komanduar Sandër Lleshi thotë: ?Kërkoj që strukturat vendore të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente për të mbajtur nën kontroll situatën në të gjithë territorin e vendit?. Sa më sipër Sandër Llleshi kërkon nga Policia e Shtetit raportime të veçanta ditore për këtë çështje.

Recommended