Report TV - Shkodër,digjet shtëpia, gruaja: Një njeri ka mbetur brenda

  • 7 years ago
SHKODER-Një i moshuar dyshohet se ka gjetur vdekjen sot në Shkodër pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët për shkak të shpërthimit të një bombole gazi.

Ngjarja është shënuar në lagjen ?Nazmi Kryeziu?, në një banesë dy katëshe ku banonte i moshuar Haki Hoxha, 74 vjec, i cili në momentin e rënies së zjarrit ndodhej në gjumë.

?Si s?po vjen njeri ktuuu, një njeri ka mbetur brenda se nuk ka marre njeri për shpi?.
Sic e degjoni dhe ne video, kjo është thirrja e dëshpëruar e një gruaje në lagjen ku ra zjarri sot në Shkodër.

Familjarët e tjerë nuk ndodheshin në ato momente në banesë. Mesohet se bashkeshortja doli ne kohe nga banesa, por jo i shoqi.

Recommended