Report TV - Biznesmeni nis dëshminë, avokati i të pandehurve lë papritur gjyqin

  • 7 years ago
TIRANE- Pas 10 dëshmive, Gjykata e Krimeve të Rënda ka mundur të sigurojë pjesërisht dëshminë e biznesmenit të kërcënuar, sot dëshmitar i mbrojtur, Ylvi Beqajt.

Beqaj akuzon se Emiljano Shullazi e ka kërcënuar me jetë duke i marrë para, ndërsa kjo akuzë është mohuar nga Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë shokë të tij tashmë të arrestuar.

Beqaj ka dëshmuar për afro 1 orë në sallën e boshatisur ku mungonin të pandehurit dhe të pranishëm ishin vetëm trupi gjykues dhe dy avokat kryesisht një për 5 të pandehurit mes tyre dhe Shullazin dhe një avokat për vetë Beqajn.

Largimi në mes të seancës së avokatit kryesisht zgjedhur nga gjykata për të pandehurit është bërë shkak që seanca të shtyhet për të hënën ora 15:30.

Por si u zhvillua seanca e kësaj të premte?

Gjithçka nisi me masa të rrepta sigurie ku si asnjëherë më parë dhe gazetarët u larguan jashtë murit rrethues të gjykatës dhe Beqaj u fut në sallën numër 1 të krimeve të rënda.

Recommended