Stop - Avokati 007 i Zhigolose se Fierit, kerkon te ndryshojme deshmine! (19 shkurt 2020)

  • 4 years ago
#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Një ditë më parë ?Stop?transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike ?Jakov Xoxa? në Fier, Agron Bego.Një djalë tregoi, sesi dy profesorë të shkollës kishin marrëdhënie intime me të njejtën nxënëse të mitur. Ndërsa një vajzë dëshmoi, sesi e prekte profesor Agroni në mënyrë të papërshtatshme. Madje ajo tha, se profesor Agroni i kishte rregulluar një nxnënëse një kolegut të tij, që quhej Vasil.Në të njejtën ditë, që ?Stop? transmetonte dy dëshmitë e reja, avokati i profesorit Agron Bego, është filmuar duke i kërkuar një shokut të vajzës së parë të ngacmuar seksualisht, që ajo të ndryshojë dëshminë.Avokati Niko bega thotë, që është 007-ta dhe kërkon, që vajza të thotë, se nuk është ngacmuar, por po bisedonte në konfidencë, pasi profesori interesohej për mungesat e saj, pasi e kishte porosi nga prindërit.Për këtë skandal kanë reaguar sërish organizatat e shoqërisë civile.CRCA/ECPAT i kërkon kryeministrit të shkarkojë ministren e arsimit, duke dëgjuar këmbanat e alarmit, që ?Stop? transmeton prej ditësh.

Recommended