A1 Report - Belgjika ok Frrokut per gjyqin, avokati Visha flet per A1 Report

  • 9 years ago
Deputeti Kristian Demokrat Mark Frroku mund të ndjekë procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij në Bruksel ku akuzohet për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999.
Ka qenë ky vendimi i marrë këtë mërkurë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Belgjikë dhe i konfirmuar për A1Report nga avokati i Frrokut Saimir Visha.

Visha sqaroi se gjykata pranoi kërkesën e klientit të tij dhe pritet që pala shqiptare të zbatojë këtë vendim duke i krijuar mundësi deputetit të paraburgosur të udhëtojë drejt Brukselit në muajin tetor kur zhvillohet dhe seanca ndaj tij.

E njëjta kërkesë iu refuzua Mark Frrokut pak ditë më parë nga gjyqësori shqiptar, por tashmë me vendimin e palës belge ende nuk dihet se di do të veprohet.

A1Report ka kontaktuar dhe me Prokurorinë e Përgjithshme e cila nëpërmjet këshilltarit për mediat pranë prokurorit të Përgjithshëm u shpreh se: ende nuk janë njohur me këtë vendim dhe sapo ta kenë atë të zbardhur do të mbajnë një qëndrim.

Deputeti Kristian Demokrat prej më shumë se 4 muaj qëndron nën masën e sigurisë ?arrest me burg? pasi prokuroria shqiptare nisi ndaj tij procedimin penal duke e akuzuar për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti dy dekada më parë në Belgjikë.

Vetë Frroku e ka mohuar disa herë këtë akuzë, por paçka kësaj Gjykata e Lartë ka vendosur që ai të qëndrojë me masë sigurie arrest me burg.

Konfirimi i lajmit nga Visha
Avokati i deputeti Frrokut ka ndjekur kete te merkure seancen ne Gjykaten per Krimet e Renda ne Bruksel.